shenim:
Emër domain-i është tërësia e një serie karakteresh alfanumerike që përfshin shkronjat nga A deri tek Z, numrat nga 0 deri tek 9 dhe shenjën minus “-”.
Nga pikpamja sintaksore nuk mund të regjistrohen emrat e domain-eve të mëposhtëm kur:
- Emrat përbëhen nga një karakter;
- Emrat përbëhen nga dy karaktere;
- Emrat fillojne ose mbarojne me minus “-”;
- Emrat përbëhen nga më shume se 63 karaktere;
- Emrat fillojnë me dy karaktere alfanumerike të çfarëdoshme të pasuara nga dy minuse( formati “xy--”).